Debutim ëndrrash për Sadikun tek Legia e Varshavës (VIDEO)

Debutim ëndrrash për Sadikun tek Legia e Varshavës (VIDEO)

Armando Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re tek skuadra polake e Legias së Varshavës.

Bomberi i kombëtares shqiptare ka debutuar me gol që në ndeshjen e parë të kampionatit polak.

Armando Sadiku ishte autori i golit të vetëm në humbjen që Legia e Varshavës mori në transfertën kundër Gornik Zabrze, duke humbur me rezultatin 3-1.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli dhe Legia po humbte me rezultaton 2-0 në pjesën e parë dhe tekniku Mageira e aktivizoi menjëherë.

Sadiku i dha një tjetër ritëm lojës sulmuese të Legias, duke qenë rreziku numër një për ekipin vendës. Kur kishin mbetur dhjetë minuta nga fundi, ai merr një top të bukur në zonë dhe fluturimthi e godet shumë fort, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar që ta ndalte “sferën”.

Legia fitoi besim dhe shpresonte se mund të merrte një rezultat pozitiv, por kishte mbetur shumë pak kohë për të marrë të paktën një barazim në këtë transfertë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy