
Ylli i Juventusit, Frederico Chiesa u dëmtua pak ditë më parë dhe tashmë ka mbyllur sezonin, pasi do i nënshtrohet operacionit.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Juventusit të nisin lëvizjet, për zëvendësuesin, të cilin duket se e kanë gjetur në Premier League.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Juventusi dëshiron ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, me mundësi blerje. Ditët e ardhshme pritet të nisin edhe bisedimet, ku më pas do të merret edhe një vendim përfundimtar.



