
Vështirësitë e hasura në lidhje me transferimin e Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , lojtari i preferuar i Florentino Perezit , i kanë shtyrë drejtuesit e Real Madridit të mendojnë për një tjetër lojtar për zgjidhjen e kësaj situate.
Jamal Musiala i Bayern Munchen mbetet një preferencë e padiskutueshme e Carlo Ancelottit, për të cilin ‘’ Galaktikët ‘’ do të sfidojnë Manchester City-n.
Koha kalon dhe spanjollët nuk duan ta humbasin shansin për përforcimin e repartit të avancuar me një lojtar elite dhe 20 vjeçari i plotëson kërkesat e numrit një të stolit.
Në krahun tjetër, bavarezët prej kohësh po japin maksimumin për rinovimin e kontratës me Jamal Musialan, një aset i çmuar i tyre, të cilët njëkohësisht do të evitonin përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen.
Në sezonin aktual talenti i lindur në Stuttgart po impresionon në çdo ndeshje me rekordmenët e Bundesligës, i cili deri më tani numëron 11 të tilla, 4 gola dhe 3 asiste.



