
Si në çdo ekip tjetër, drejtuesit e Atletico Madridit po japin maksimumin në këto ditë determinante të merkatos së janarit.
‘’ Los Colchoneros ‘’ e kanë bërë me dije objektivin e rradhës, i cili aktivizohet për Celticun.
Sipas ‘ Sky Sports News ‘ , flitet për Matt O’Riley , lojtar që ka spikatur nën urdhërat e Brendan Rodgers.
Pas kalimit të Arthur Vermeeren në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, Diego Simeone ka kërkuar edhe arritjen e akordit me 23 vjeçarin, për të cilin negociatatat ndërmjet skocezëve dhe spanjollëve vijojnë intensive.
Sigurisht, prezenca e danezit do të jetë shumë e rëndësishme për ‘’ Los Colchoneros ‘’, skuadër e cila pak e nga pak po e merr veten në aspektin e performancave, fakt që po reflektohet si në Primera Division ashtu edhe në Kupën e Mbretit.
Nordiku prej tre vitesh është pjesë e gjigandëve të Skocisë, me të cilët në sezonin aktual numëron 6 gola dhe 7 asiste në 19 sfida dhe konsiderohet një kandidat potencial për tu transferuar tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ përpara përfundimit të kësaj periudhe.



