Manchester United, gati ofensiva për Osimhen

Manchester United, gati ofensiva për Osimhen

  Nevoja emergjente për përforcimin e metrave të fundit, po i shton përpjekjet e drejtuesve të Manchester United.

‘’ The Red Devilsat ‘’ synojnë gjetjen e një qendërsulmuesi dhe Erik Ten Hag kësaj rradhe ka piketuar Victor Osimhen.

Nigeriani prej vitesh po shkëlqen me Napolin, për të cilin Aurelio Di Laurentis pretendon minimalisht 120 milionë euro.

24 vjeçari e ka dëshmuar tashmë kapacitetin në lidhje me golat dhe në sezonin aktual ka gjetur në 13 raste rrugën e rrjetës dhe ka kontribuar me 4 asiste në 21 sfida.

Duhet kujtuar se në merkatot e fundit Chelsea ka shfaqur interes të vazhdueshëm për ishi-n e Lilles, i cili faktikisht konsiderohet një ndër sulmuesit më në formë momentalisht në kontinentin e vjetër.

Golashënuesi nga Lagos po zhvillon sezonin e katërt me ‘’ Il Partenopei ‘’ por interesi masiv ndoshta do të pasohet me largimin nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ në fundin e sezonit, gjithmonë nëse do ti plotësohen kërkesat numrit një të presidencës së bardhekaltërve, i cili shquhet si shumë kokëfortë, sidomos kur flitet për lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së zemrës.

Siç dihet botërisht, 20 herë kampionët e Premier Leagues përfshihen në rangun e klubeve më të pasur dhe drejtuesit duhet domosdoshmërisht të tentojnë afrimin e lojtarëve më në formë, për ti lënë pas ulje-ngritjet e të kaluarës dhe të rikthehen tek titujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy