Përditësimi i renditjes nga FIFA/ Shqipëria humb një pozicion, Kosova ngjitet dy vende

Përditësimi i renditjes nga FIFA/ Shqipëria humb një pozicion, Kosova ngjitet dy vende

FIFA ka përditësuar renditjen e përgjithshme, pas ndeshjeve të muajit mars. Pas humbjes me Spanjën dhe barazimit me Gjeorgjinë, Shqipëria ka humbur një pozicion në renditje.

Kuqezinjtë renditen në vendin e 66-të, ndërsa në përditësimin e kaluar në shkurt, mbanin vendin e 65-të.

Kosova ka pësuar rritje, teksa nga vendi i 109-të që renditeshin në shkurt, me përditësimin e fundit janë ngjitur në vendin e 107-të. “Dardanët” kanë pasur rritje në renditje, për shkak të fitores ndaj Burkina Faso dhe barazimit me Zvicrën.

Përsa i përket vendeve të para, Brazili merr kryesimin, duke zbritur Belgjikën në vendin e dytë, më pas ndjekin Franca, Argjentina, Anglia dhe Italia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy