Napoli lufton për titull, Rrahmani: Duam të kujtohemi si heronj

Napoli lufton për titull, Rrahmani: Duam të kujtohemi si heronj

Napoli është një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion në Itali, aty ku rivalizon me Interin dhe Milanin. Të kaltrit janë në krye të renditjes, në kuotë të barabartë pikësh me skuadrën e Piolit dhe titulli duket më shumë se i mundur.

Duke folur për këtë, mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani, u shpreh se në skuadër duan të kujtohen si heronj, duke fituar trofeun në fund.

“Fjala Scudetto nuk shqiptohet aq shumë sepse ne jemi të vetëdijshëm se është ende herët për të folur për këtë. Insigne? Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka shënuar penallti, ka bërë asistime dhe tani ne shpresojmë që ai të vazhdojë të shënojë.

Me Lazion ishte një fitore e rëndësishme për të vazhduar qëndrimin lartë lart në renditje. Tani ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme. Mund të ketë të paktën 4-5 skuadra në luftë për Scudetto. Çdo gjë mund të ndodhë. Ne duam të kujtohemi si heronj. Do të përpiqemi deri në fund. Të fitosh në momentin e fundit është gjithmonë e bukur. Ne duam të fitojmë të gjitha ndeshjet”, u shpreh Rrahmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy