Futbollisti me origjinë shqiptare, Kevin Zefi, mund të quhet lojtari më i ri i Romës. Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi 18-vjeçar e ka mbyllur me Interin dhe do të vazhdojë karrierën te Roma.
Bëhet e ditur se akordi është arritur dhe lojtari i është nënshtruar gjithashtu vizitave mjekësore, para së të vijë zyrtarizimi.
Zefi largohet nga të rinjtë e Interit pas dy vitesh e gjysmë, ndërsa pritet të stërvitet me ekipin e parë të Romës, nën urdhrat e trajnerit Mourinho, i cili ka treguar se i beson të rinjve.
Futbollisti do të kalojë te Roma me parametra zero, por Interi do të ketë një përqindje në rast rishitje.
Sa i përket kombëtareve, Zefi ka luajtur me ekipet zinxhir të Irlandës, nga U-15, deri të U-19.



