
Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit e kanë rikthyer fokusin tek një objektiv i vjetër.
Tomas Araujo i Benfikës përsëri është përfshirë në listën e Jose Mourinhos të cilin e njeh mjaft mirë.
Mbrojtësi së fundmi e ka rinovuar kontratën me ‘’ Shqiponjat ‘’ deri në 2031-shin dhe flitet se vlera e kartonit tanimë i arrin 50 milionë eurot.
‘’ Galaktikët ‘’ si në çdo merkato tjetër edhe në ato vijueset do ta vënë theksin tek përforcimi i mbrojtjes të cilët në çdo sezon janë pretendentë për fitimin e titujve.
‘’ The Special One ‘’ ka lënë gjurmë kudo ku ka vënë këmbët dhe edhe në rastin konkret nuk mund të bëhet përjashtim.
24 vjeçari arriti 100 ndeshjet me kryeqytetasit pikërisht kundër ‘’ Los Blancos ‘’ në 26 shkurtin e 2026-tës, sfidë e vlefshme për Champions Leaguen.
Megjithatë klauzola për prishjen e kontratës e përcaktuar nga presidenti i Benfikës Rui Costa i arrin 80 milionë eurot, shifër e justifikuar nga paraqitjet e nxënësit të Marco Silvas.



