Gara ndërkombëtare e çiklizmit, Anxhaku: Të na ndihmojë pushteti vendor

Gara ndërkombëtare e çiklizmit, Anxhaku: Të na ndihmojë pushteti vendor

Ditën e martë, do të zhvillohet gara ndërkombëtare e çiklizmit, ku do të marrin pjesë edhe 15 ekipe të huaja. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur Kryetari i Federatës Kombëtare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.

Ky i fundit zbuloi detaje nga gara, duke thënë se nis nga Tirana dhe përfundon në Gjirokastër. Gjithashtu Anxhaku deklaroi se pushteti vendor duhet të ndihmojë sportin e çiklizmit me të ardhura, pasi më pas do të vijnë edhe sukseset.

Aktiviteti do të fillojë në Tiranë, por do të përfundojë në Gjirokastër. Ka vite që nuk bëhet ky aktivitet, që në kohën e regjimit në Gjirokastër. Mendojmë se bashkia Gjirokastrës i ka marrë masat për gjithçka. Të nesërmen do të udhëtojmë drejt Fierit, ku do të përfundojmë 5 etapat.

Ka filluar edhe në Shqipëri si në gjithë botën. Biçikleta është një sport që të të largon nga veset e këqija. Është një lloj sporti, që ka shumë shpenzime. Duhet mbështetja e pushtetit vendor. Është një sport që në të gjithë botën ka një zhvillim të madh. Mendojmë të afrohen ata që e duan sa më shumë biçikletën.

Këtu ka disa probleme. Në radhë të parë nuk paguajnë atë që sporti shpenzon. Unë kam qenë kryesori që Sefën e kam dërguar në Belgjikë. Edhe këtu sportistët që kemi, janë shumë të mirë. Nëse arrijmë të fitojmë xhiron, nisim përgatitjen për Lojërat e Parisit. Mendojmë se sivjet do të jenë 15 ekipe të huaja. Me përgatitjen, mendojmë që ne duhet të jemi pretendentë për vendin e parë.

Ardhja e Fidel Yllit si president i KOKSH, i ka sjellë një zhvillim sportit. Ka hyrë një frymë e re, por duhen shumë të ardhura. Futbolli është në kushte të tjera. Duhet të jetë struktura, për të komunikuar me pushtetin vendor. Nëse kryeministri jep ndihmën e tij, sporti do të shkojë shumë përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy