Rikthime dhe risi, trajneri Reja zbulon listën e Kombëtares

Rikthime dhe risi, trajneri Reja zbulon listën e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar, për 3 ndeshjet e këtij muaji.

Kombëtarja përballet me Andorrën më 25 mars, ndërsa më pas përballemi me Anglinë më 28 mars në “Air Albania” dhe më 31 mars luajmë në transfertë me San Marinon.

Reja rikthen në Kombëtare, mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë. Gjithashtu nuk mungojnë as risitë, ku për herë të parë grumbullohen, Nedim Bajrami i Empolit dhe Marjo Mitaj i AEK.

Ndërsa Erjon Hoxhallari i Tiranës është futbollisti i veteëm nga kampionati shqiptar.

Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Lista e Shqipërisë për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Gentian Selmani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Mario Mitaj, Erion Hoxhallari, Arlind Ajeti, Hysen Memolla

Mesfushorë: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Nedim Bajrami, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Odise Roshi

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Florian Kamberi, Rey Manaj, Myrto Uzuni.

Screenshot_20210320-233334_Office

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy