Kumbulla prezantohet tek Espanyol: Klub historik, u binda nga trajneri dhe drejtori

Kumbulla prezantohet tek Espanyol: Klub historik, u binda nga trajneri dhe drejtori

Marash Kumbulla do të vazhdojë karrierën në La Ligën spanjolle, aty ku është huazuar tek Espanyol për një sezon.

Në prezantimin e tij, mbrojtësi u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re, e cila do të jetë e para jashtë Italisë.

Kumbulla deklaroi se u bind nga trajneri dhe drejtori sportiv, për tu bashkuar me Espanyol.

Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ishte diçka tepër e shpejtë që e doja vërtetë shumë. Falënderoj drejtorin sportiv, trajnerin dhe të gjithë ata që më donin. Po pres me padurim për të hyrë në fushë. Më kanë bindur trajneri dhe drejtori për të ardhur. Klubin e njihja, sepse është një klub historik. Edhe stadiumin e njoh. Të gjitha këto së bashku më bindën për të ardhur këtu.

Jam një mbrojtës qendre që më pëlqen të jem agresiv. Më pëlqejnë duelet, por edhe të luaj me topin. Gjithashtu më pëlqen edhe që ndonjë herë të shënoj gol me kokë. Jam një lojtar që jap gjithçka në fushë. Shpresoj që t’ia shpërblej të gjithë tifozëve besimin e trajnerit dhe të drejtorit. Mezi po pres të futem në fushë dhe ta përjetoj nga afër, të ndjej të gjithë ngrohtësinë tuaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy