
Përfundimi i kontratës në 30 qershorin e 2023-shit i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Paris St Germain për të siguruar qëndrimin e Lionel Messit në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Prej kohësh qarkullojnë zërat se ‘’ La Pulga ‘’ mund të bëjë gati valixhet drejt Major League Soccer për të veshur bluzën e Inter Miamit por nuk përjashtohet edhe një rikthim i mundshëm tek Barcelona .
Parizienët duan ta mbyllin shumë shpejt këtë kapitull sepse ekipi i formuar të bën të shpresosh se kampionët në fuqi të La Ligas mund ta fitojnë shumë shpejt Champions Leaguen dhe në rastin konkret kapiteni i Argjentinës vijon të shkëlqejë dhe në sezonin aktual dhe deri në momentin që flasim numëron 6 gola dhe 8 asiste në 11 takime.
Ideja e Nasser Al Khelaifit është zgjatja e kontratës së 35 vjeçarit duke mos ndryshuar pagën e asit nga Rosario i cili përfiton 30 milionë euro në sezon.
Sheiku nga Katari mendon se me ekipin e formuar Paris St Germain mund ta thyejë akullin në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe qëndrimi i yjeve konsiderohet prioritet për kryeqytetasit.



