Atletico Madridi pëlqen Wijnaldum

Atletico Madridi pëlqen Wijnaldum

Kalimi në ‘’ Parque de Prince ‘’ nuk ka rezultuar ashtu siç pritej për Georginio Wijnaldum .  Mbetja në prapavijë tek parizienët i ka gjeneruar shumë pakënaqësi mesfushorit dhe e ka vënë seriozisht në rrezik qëndrimin në Francë.

Vetëm 1039 minuta lojë ta ndara në 21 ndeshjë gjatë këtij sezoni janë  në mospërputhje me pritshmërite e Mauricio Pochettinos dhe e ardhmja tek kuq e blutë është vënë në pikpyetje .

Gjithsesi për 31 vjeçarin shpresat vijojnë të ndezura sepse Atletico Madridi mendon ndryshe nga Paris St Germain dhe Cholo Simeones  i duhen më tepër muskuj në këtë repart  . Georginio Wijnaldum konsiderohet ideal nga argjentinasi sepse mban mbi supe një eksperiencë të gjatë në nivele të larta , sidomos me Liverpoolin  dhe sigurisht transferimi i mundshëm i ishi-t të Newcastle United  në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të ishte një privilegj  për kampionët në fuqi të La Ligas .

Largimi mëse i mundshëm i meksikanit Hector Herrera  nga Madridi e ka obliguar Diego Simeonen për të gjetur këtë alternativë e cila pavarësisht se nuk ka bindur tek Paris St Germain , aftësia dhe dëshira për përmirësimin e vazhdueshëm e ‘’ El Cholos ‘’ mund ta nxjerrin shumë shpejt nga situata delikate me ish kampionët e Ligue 1.  

Fitmi i La Ligas ka prodhuar një entuziazëm të madh  tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe duke njohur karakterin e Diego Simeones sigurisht që nuk do të reshtë së luftuari për akumulimin e të tjerë trofeve në vitrinën e pasur të spanjollëve .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy