
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marrë një tjetër lajm të mirë, teksa Brahim Diaz ka kaluar Covid-19 dhe tashmë do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Romës.
Ylli spanjoll ka rezultuar negativ në testin e bërë së fundmi dhe do të jetë gati për skuadrën kuqezi nga fundjava. Diaz nuk do të luajë sfidën e sotme ndaj Torinos, për shkak se nuk është në gjendjen e duhur fizike për të zbritur në fushë.
Një tjetër lajm i mirë ky për teknikun e Milanit, pasi ditën e djeshme rezultoi negativ ndaj Covid-19 edhe Theo Hernandez. Dy rikthime shumë të rëndësishme për “Djallin”, që në këtë periudhë ka vuajtur shumë mungesat.



