
Trajneri i Neftchi Baku, Laurentiu Reghecampf, është përfshirë në një skandal, që mund t’i hapë probleme të mëdha për të ardhmen.
Tekniku rumun, është filmuar teksa dhunon ish-bashkëshorten e tij, Anamaria Prodan, në rrugë. Sherri është filmuar nga një person që ndodhej aty dhe menjëherë është shpërndarë me shpejtësi në internet.
Pas disa minutash bisedë, mes dyshes shpërtheu një sherr përbindëshi, ata shkëmbyen disa goditje, ku shikohet teksa dhunojnë fizikisht njëri-tjetrin.
Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit Reghecampf, që rrezikon burgun, por edhe shkarkimin nga drejtimi i Neftchi Baku.



