Bayern Munchen, interes për talentin e Schalke 04

Bayern Munchen, interes për talentin e Schalke 04

Performancat e shkëlqyera të talentit të Schalke 04 Assan Ouedraogo po i impresonojnë drejtuesit e Bayern Munchenit, të cilët e kanë përfshirë në listën e lojtarëve për merkaton e ardhshme.

Me vetëm 17 vite mbi supe , mesfushori po zhvillon ndeshje shumë të mira me gjermanët, të cilët militojnë në kategorinë e dytë.

Vlera e klauzolës për prishjen e kontratës do të varet nga kualifikimi apo jo i bavarezëve në kompeticionet europiane në sezonin vijues dhe nëse do të jetë kështu mund të variojë nga 9-12 milionë euro.

Një tjetër fakt i cili duhet patur parasysh është se nëse Assan Ouedraogo do të grumbullohet nga traineri Julian Nagelsmann në kombëtaren e Gjermanisë mund të arrijë 20 milionë eurot.

Megjithatë, ashtu siç ka ndodhur rëndomtë gjatë merkatove, rekordmenët e Bundesligës do të kenë një rivalitet të ashpër me Liverpoolin për lojtarin në fjalë, skuadër e cila mund ta vërë në vështirësi skuadrën e Thomas Tuchel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy