Chelsea dhe Liverpool sfidë për Declan Rice

Chelsea dhe Liverpool sfidë për Declan Rice

Koha kalon dhe Declan Rice vijon të spikasë tek West Hami . Anglezi prej disa kohësh ndiqet nga ekipet e elitës , ndër të cilat përfshihen Chelsea dhe Liverpooli.

 Sipas   Ekrem Onur ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ The Redsat ‘’ do të sfidojnë njëri-tjetrin duke ditur që në ekipin e Graham Potterit nuk e ka të sigurtë qëndrimin  N’ Golo Kante dhe Jorginho, të cilët janë afër përfundimit të kontratës.

Kryeqytetasit janë drejt rindërtimit dhe pronari Todd Boehly ka premtuar transferime të bujshme gjatë merkatos ndërsa Jurgen Klopp kërkon më tepër ekuilibër në mesfushë .

Që prej largimit të Georginio Wijnaldum nga ‘’ Anfield Road ‘’ traineri gjerman ende nuk e ka gjetur zgjidhjen për mbarëvajtjen e këtij reparti i cili ka çeduar jo pak herë dhe 23 vjeçari konsiderohet i duhuri për ti dhënë fund këtij problemi që po i kushton shtrenjtë Liverpoolit .

Ylli i ‘’ Los Hammers ‘’ besohet se do të ketë një të ardhme të ndritur dhe insistimi i klubeve me emër e bën edhe më të mundur largimin nga londinezët .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy