
Me talentin që e karakterizon, ekstremi i Fulhamit Fabio Carvalho shumë shpejt është përfshirë në planet e klubeve të njohura , ndër të cilët predominon Liverpooli .
‘’ The Redsat ‘’ nuk e kanë larguar asnjëherë vëmëndjen nga 19 vjeçari , një perlë e Championshipit , kampionat me një koefiçent vështirësie shumë të lartë të cilin londinezët vijojnë ta dominojnë me merita absolute.
Merkatoja e janarit ishte disi përcaktuese në lidhje me këtë objektiv ku thuhet se Liverpooli e ka arritur një paraakord me Fulhamin për transferimin e talentit portugez në një shkallë me sipër që sipas gjasave do të arrihet me parametër zero .
I famshmi Jurgen Klopp është një teknik shumë i apasionuar me Liverpoolin dhe e kaluara gjithmonë i kalon para syve duke e entuziazmuar dhe automatikisht ia rrit shanset për të triumfuar.
Në ‘’ Craven Cottage ‘’ , Fabio Carvalho konsiderohet i domosdoshëm dhe deri më tani ka akumuluar 8 gola dhe 5 asiste në 27 javët e zhvilluara me një ekip që është me një këmbë në Premier League por nga ana tjetër performanca e mrekullueshme vijon ti garantojë pretendentë të fuqishëm, ëndërra e çdo lojtari dhe në rastin konkret një interes i këtyre përmasave është tërësisht i justifikuar.
Të besuarit e Jurgen Klopp vijojnë luftën dy fronte , respektivisht në kampionat dhe Champions League , kompeticion ku e pret Benfika në çerekfinale , skuadër që ka bërë shumë gjatë këtij sezoni me arritjen e rezultateve të paparashikueshme ndër të cilët ka mbetur në memorien e mbarë fansave të futbollit shkatërrimi i Barcelonës 3-0 në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ duke i prerë biletën para kohe katalanasve për largimin nga ky eveniment.



