
Pas eksperiencës në ‘’ Velodrome ‘’ Mason Greenwood po rikonfirmon cilësitë edhe tek Fenerbahçe.
Anglezi po zhvillon sezonin e parë në Turqi dhe me kalimin e kohës po fiton pretendentë.
Paris St Germain do të tentojë ta rikthejë sulmuesin në Ligue 1 i cili e ka hedhur pas krahëve eksperiencën e të kaluarës tek Manchester United.
Adaptimi tek Fenerbahçe ka rezultuar i menjëhershëm dhe tashmë dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ janë hapur për të.
Dëmtimi i Desire Doue dhe Kvicha Kvaratskhelias e bën të domosdoshëm transferimin e një sulmuesi tek kuq e blutë gjatë merkatos së janarit.
Lajmi është raportuar nga Ekrem Konur dhe duhet theksuar edhe fakti se njohuritë për këtë kampionat mund t’ia lehtësojnë rrugën 25 vjeçarit.
Në verën e shkuar drejtuesit e Fenerbahçes e transferuan për 39 milionë euro dhe me paraqitjet e deritanishme e ka justifikuar investimin.
11 gola dhe 4 asiste në 22 sfida mjaftojnë për tu konsideruar një ndër më të vlefshmit në formacionin titullar të Emre Belozoglu, ish mesfushor i Interit.
Mirëpo numri një i stolit e konsideron të padiskutueshëm për vijimësinë pavarësisht se bëhet fjalë për interesin e dy herë kampionëve të Champions Leagues rradhazi.
Por nuk duhet haruar as Atletico Madridi, një rival i fortë në këtë garë, të cilin Diego Simeone e ka patur rival në të shkuarën.
