
Arbër Basha nuk është më pjesë e Kastriotit. Mesfushori dhe klubi krutan, kanë arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit.
Kështu, Basha del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, për të vazhduar karrierën.
Futbollisti 24-vjeçar momentalisht është me pushime dhe në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, teksa ofertat nuk kanë munguar, por vetë Basha do të preferonte një provonte një tjetër eksperiencë jashtë vendit, pas asaj te Trans Narva në Estoni, në sezonin 2018-2019.
Arbër Basha ishte një nga titullarët e sezonit të fundit te Kastrioti, pasi luajti në total 24 ndeshje, ose rreth 2000 minuta, duke shënuar dy gola dhe dhënë një kontribut të madh në sigurimin e mbijetesës së krutanëve në elitën e futbollit shqiptar.



