Giorgio Chiellini e mbyll me futbollin e luajtur

Giorgio Chiellini e mbyll me futbollin e luajtur

Mbrojtësi Giorgio Chiellini, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sipas mediave të hguaja, italiani e ka marrë vendimin dhe pritet ta njoftojë në orët e ardhshme.

Në dy sezonet e fundit, 39-vjeçari, ishte pjesë e Los Angeles në SHBA. Chiellini e nisi karrierën te Livorno, për të vazhduar më pas te Fiorentina dhe vetëm një vit më vonë kaloi te Juventusi, aty ku qëndroi për plot 17 sezone.

Përsa i përket trofeve, në karrierën e tij, Chiellini ka fituar plot 9 herë titullin kampion të Serie A, 5 Kupa të Italisë, 5 Superkupa të Italisë, 1 titull të Serie B, 1 titull të Serie C, 1 titull kampion në MLS, 1 Superkupë në SHBA, 1 Evropian për moshat U19, si dhe Evropianin për të rritur në vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy