Skuadra e Romës vijon me sukseset edhe në merkato. Drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ ia kanë plotësuar kërkesën e rradhës Jose Mourinhos .
‘’ The Special One ‘’ kishte kërkuar transferimin e Nemanja Matic në ‘’ Olimpico ‘’ dhe ja ka arritur qëllimit .
Portugezi e njeh shumë mirë serbin sepse kanë bashkpunuar tek Chelsea dhe Manchester United në të kaluarën dhe e konsideron një plus në mesfushë për arsye të cilësive dhe eksperiencës .
33 vjeçari ka firmosur për një sezon me opsion rinovimi për një tjetër nëse do të aktivizohet 50 % të ndeshjeve kundrejt një rroge prej 3.5 milionë eurosh.
Pas kalimit të vizitave mjekësore , Nemanja Matic është shprehur shumë i lumtur për këtë hap të hedhur sidomos pas fitimit të Conference Leagues nga Roma nga e cila duhet patur kujdes në vazhdimësi.
Largimi i Henrikh Mkitharyan tek Interi e detyroi në njëfarë mënyre 59 vjeçarin nga Setubal të reagojë me shpejtësi dhe ia arriti qëllimit.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë për Nemanja Matic ndër kampionatet më të forta të arenës europiane pas asaj në Premier League me Chelsean dhe Manchester United . Fitimi i Conference Leagues i çliroi nga ngërçi shumëvjeçar romanistët të cilët u rikthyen tek sukseset dhe besojnë se me Jose Mourinhon në stol shanset për ti përsëritur janë të mëdha .



