Gurishta: Partizani është rikthyer i frikshëm, por Vllaznia shkon në finale

Gurishta: Partizani është rikthyer i frikshëm, por Vllaznia shkon në finale

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, është rikthyer gati për Vllazninë dhe mund të jetë në fushë për sfidën ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e Kupës. Mbrojtësi ka vlerësuar kundërshtarin, ndërsa shtoi se ka besim që Vllaznia do të kualifikohet në finale.

Skuadra më ka munguar shumë dhe e kam përjetuar shumë në tribunë dhe në stol kur kam qenë, kam dashur që të isha në fushë, por ishte e pamundur sepse dëmtimi më la shumë gjatë jashtë fushës, por nesër do të jem në fushë do të jem aty për ekipin dhe shpresoj që t’ia dalim.

Është e vërtetë që u përkeqësua, ndodhën shumë gjëra bashkë. Gjendja psikologjike e ekipit ishte e rënduar. Rezultate jo të mira që nga momenti i humbjes ndaj Tiranës, u përjetua shumë keq në Shkodër dhe ekipi filloi të kishte shumë probleme shumë mungesa. Gjendja fizike ishte e rënduar për shkak të mungesave, por i kemi lënë të gjitha pas dhe jemi fokusuar te ndeshja e nesërme, pasi është e vetmja mundësi e jona që të përsërisim atë të vitit të kaluar.

Kështu rastisi u dëmtova me Partizanin dhe u riktheva me Partizanin. Shpresoj të jem në gjendjen time optimale dhe të ndihmoj ekipin. E ndjeva për të thënë të vërtetën ndoshta nuk jam në 100% tim, por e ndjeva të jem aty për ekipin ose të gjithë bashkë të shkojmë në finale ose të gjithë bashkë të dështojmë.

Të them të vërtetën nuk e kam menduar as kohën shtesë as penalltitë, unë besoj shumë te kualifikimi dhe jam i bindur që do kualifikohemi. Jam munduar që t’ia imponoj edhe skuadrës këtë besim dhe them se nesër do ta fitojmë ndeshjen. E di që do jetë shumë e vështirë pasi Partizani në këto ndeshjet e fundit është kthyer te ai Partizani i frikshëm e cinik, por duhet shumë besim dhe duhet të marrim përgjegjësi dhe ta çojmë ekipin në finale, pasi është i vetmi shpëtim për skuadrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy