Xhelil Asani është lojtari më i ri i Erzenit. Mbrojtësi i majtë, rikthehet te shijakasit, gjashtë muaj pas largimit.
28-vjeçari shkëlqeu një sezon më parë me Erzenin dhe në verë u transferua te Vllaznia, por aventura te shkodranët zgjati shumë pak.
Hapësirat e pakta, detyruar palët që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Si lojtar i lirë, Asani vendosi të rikthehet tek Erzeni, me klubin shijakas, që shton forcat në ekip.



