
Pas huazimit tek Chelsea, Joao Felix pritet të rikthehet tek Chelsea por ndoshta historia do të ndryshojë gjatë merkatos verore. Arsyeja lidhet me interesin e Paris St Germain, një pretendent serioz për sulmuesin. Mbërritja e Luis Enriques në ‘’ Parque de Princes ‘’ sigurisht ka shkaktuar entuziazëm tek drejtuesit dhe ndoshta do të rezultojë determinante për transferimin e lojtarëve cilësorë tek ‘’ Les Pariziens ‘’. Nasser Al Khelaifi është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për 23 vjeçarin , për të cilin Atletico Madridi shpenzoi 128 milionë euro në të kaluarën. Kalimi tek kuq e blutë ndoshta do të jetë destinacioni ideal pasi siç dihet është një ekip i mbushur me yje dhe do të drejtohet nga një teknik i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit. Largimi i mundshëm i Kylian Mbappes do të ishte një tjetër goditje për fituesit në fuqi të Ligue 1 pas Lionel Messit por Joao Felix do të krijonte një dyshe shumë interesante me Neymar Juniorin, tek një ekip i cili aspiron fitimin e Champions Leagues. 129 sfida , 33 gola dhe 18 asiste janë statistikat e arrira nga luzitani , i cili mund të bëhet pjesë e një ndër pesë kampionateve më të rëndësishëm të Europës.



