Bayern Munchen arrin akordin për Kanen

Bayern Munchen arrin akordin për Kanen

Në orët e fundit drejtuesit e Bayern Munchen kanë arritur një tjetër sukses në këtë merkato. Bavarezët do të derdhin në arkat e Tottenham Hotspurit 120 milionë euro për Harry Kanen , sulmues që preferohej prej kohësh nga traineri Thomas Tuchel . Largimi i Robert Lewandowskit tek Barcelona la një boshllëk në ofensivën e rekordmenëve të Bundesligës, për të cilët ishte prioritet gjetja e zëvëndësuesit të polakut. Prej shumë vitesh ‘’ Uragani ‘’ tentohej nga ekipet e elitës dhe dihej se në një moment do të largohej nga ‘’ White Hart Lane ‘’ për arsye se objektivi i tij lidhej me fitimin e trofeve. Investimi i një shifre të tillë bie në kundërshtim me politikat e këtij klubi, drejtuesit e të cilit gjatë merkatove nuk kanë shpenzuar kaq shumë por si duket 30 vjeçari anglez i ka bindur gjigandët e Gjermanisë dhe më gjerë. Në lidhje me sukseset Bayern Munchen garanton shumë , sidomos në Gjermani, rival i pamposhtur prej vitesh tashmë kryesisht në kampionat, fakt i cili për Harry Kanen konsiderohet i mjaftueshëm për arritjen e objektivave në vijimësi. Eksperienca prej dhjetë sezonesh tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ përmblidhet me 435 sfida, 280 gola dhe 59 asiste , e cila e ka shëndërruar në një emblemë tek klubi kryeqytetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy