U rikthye në Kombëtare pas 4 viteve, Prenga: Panucci dhe Reja kanë pak ndryshime

U rikthye në Kombëtare pas 4 viteve, Prenga: Panucci dhe Reja kanë pak ndryshime

Herdi Prenga, pas formës së shkëlqyer që ka treguar në kampionatin hungarez, ka marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, që mungonte prej 4 vitesh.

Mbrojtësi ka folur ditën e sotme para mediave, ku u shpreh se shpreson që të aktivizohet në dy miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Kam qenë në kombëtare para katër vitesh, kur ishte trajner Panucci. Sigurisht jam i kënaqur që jam sërish me çunat dhe kombëtaren. Falënderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem të ndihmoj ekipin. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem sërish në kombëtare. Jam paraqitur mirë aty dhe mora ftesën.

Sigurisht, ata janë lojtarë që luajnë në kampionatet më të fortë në botë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë gjëra nga ata. Unë do të jap maksimumin në stërvitje, pastaj e vendos trajneri sa minuta do të më japë ose nuk do të më japë. Të shohim.

Nuk ka qenë e lehtë. Panucci dhe Reja kanë pak ndryshime. Atmosfera është shumë e mirë sërish. Stërvitjet janë pak të ndryshme në anën teknike, por secili trajner ka stilin e vet.

Me klubin në Hungari ndihem shumë mirë, e kam gjetur veten aty. Ekipi është i mirë dhe rezultatet janë shumë të mira. Kam qenë mirë, në gjysmësezonin e parë isha mbrojtësi më i mirë dhe në formacionin ideal. Shpresoj të vazhdoj ashtu dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhet pritur fundi i sezonit, unë do të jap më të mirën dhe të shohim çfarë do të ndodhë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy