Atletico Madridi sulm për Calvert- Lewin

Atletico Madridi sulm për Calvert- Lewin

Kohët kanë ndryshuar por objektivat vijojnë të njëjtë për Atletico Madridin .

‘’ Los Colchoneros ‘’ shquhen si një ekip që të surprizon kur nuk e pret dhe këtë fakt e konfirmoi me kualifikimin në cerekfinalet e  Champions Leagues pas disa rezultateve jo fort bindëse të cilat krijuan një lloj skepticizmi në lidhje me te ardhmen e Diego Simeones në krye të stolit. 

Drejtori teknik Andrea Berta nuk është ndalur në asnjë çast dhe opsioneve për ofensivën i është bashkuar edhe Calvert- Lewin, një lojtar stabël tek Evertoni dhe shumë i rrezikshëm përpara portës.

Largimi i Luis Suarezit po tentohet të rikompensohet me një zëvëndësues të denjë në  metrat e fundit dhe 25 vjeçari vijon të jetë shumë i rëndësishëm në ‘’ Goodison Park ‘’ por interesi i kryeqytetasve mund ta bëjë të ndryshojë shumë shpejt mendjen .

‘’ El Cholo “ i ka ofruar një mundësi  tek një ndër ekipet më kompetitive të Europës dhe  një rival që të lë me gojë hapur atëherë kur nuk e pret . ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ i ka të hapura dyert për  anglezin që mund t’ia shtojë një tjetër eksperiencë interesante kurrikulumit të tij , tek një Atletico që i ka në çdo sezon objektivat e qartë dhe në shumicën e rasteve i ka ruajtur ekuilibrat dhe ka shkuar me qetësi drejt rritjes progresive . 

Nga britaniku mund të pritet gjithcka sepse edhe Real Madridi ka treguar interes , fakt që do të thotë se do të zhvillohet një tjetër derbi  në verë dhe pavarësisht kërcënimeve serioze, ky klub nuk është trembur asnjëherë por ka vepruar me shumë maturi dhe profesionalizëm në çdo situatë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm .

 

 

 

          

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy