Coutinho drejt Inter Miamit

Coutinho drejt Inter Miamit

Prej kohësh Unay Emery ia ka bërë të qartë Phillipe Coutinhos, i cili tashmë nuk bën më pjesë në planet e spanjollit.

Mirëpo, pretendentët faktikisht nuk i kanë munguar asnjëhere dhe pas disa ekipeve në Arabinë Saudite, Inter Miami do të luftojë për të përfituar shërbimet e brazilianit.

Lajmi është konfirmuar nga ‘ Daily Mail ‘ dhe mundet që 31 vjeçari të jetë përsëri në skuadër me Lionel Messin.

Objektivi i David Beckham është shëndërrimi i Inter Miamit në një ekip kompetitiv dhe sigurisht fitimi i kompeticioneve në të cilat është pjesëmarrës.

Në sezonin aktual, ishi i Barcelonës numëron vetëm dy sfida me Aston Villan dhe Major League Soccer konsiderohet një urë shpëtimi për karrierën e mesfushorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy