
Problemet e Rodrigo De Paul tek Atletico Madridi tanimë e kanë vënë në dyshim të ardhmen e mesfushorit në "Wanda Metropolitano".
Së fundmi argjentinasi është bërë pjesë e disa polemikave dhe nga kjo situatë do të tentojë të përfitojë Juventusi, i interesuar për ta rikthyer në Serinë A.
Sipas "Tuttosport" , "Zonja e Vjetër" rikthehet edhe më e fortë për ta transferuar në "Allianz Stadium" pasi në të kaluarën spanjollët u treguan më të shkathët dhe firmosën me 28-vjeçarin.
Tensionet ndërmjet Diego Simeones dhe Rodrigo De Paul janë shtuar dhe parashikimet flasin se ‘’ El Cholo ‘’ mund t'i japë dritën jeshile largimit nga "Los Rojiblancos" për t'u rikthyer në kampionatin që i dha famë, tek një ekip i dorës së dytë si "Friulanët".
Torinezët janë në një moment aspak të mirë për sa i përket performancës në Scudetto dhe Champions League, kompeticion në të cilin si pak herë më përpara kanë pësuar tre humbje duke vënë në rrezik vijimësinë.
Në vitet e fundit Juventusi zor se është vënë në këto lloj situatash por në futboll ndodh çdo gjë dhe merkatoja konsiderohet një periudhë deçizive për të avancuar.
Në javët e kaluara u përfol edhe për një interes të Milanit për fantazistin nga Buenos Airesi por hyrja në garë e ish rekordmenëve të Serisë A sikur i ka turbulluar paksa ujërat duke e bërë edhe më emocionuese.



