
Humbja me shifrat e thella 4-0 e Portos ndaj Club Brugge, ka lënë një shije shumë të keqe, te tifozët e skuadrës portugeze.
Këta të fundit nuk e kanë kapërdirë dot disfatën dhe kanë nxjerrë inatin te trajneri i tyre, Sergio Conceicao.
Makina me të cilën po udhëtonte trajneri pas ndeshjes, është sulmuar me gurë nga tifozët. Një nga gurët, ka thyer xhamin e makinës dhe ka goditur djalin e Conceicao, që ndodhej në makinë, i cili për fat të mirë, e ka kaluar këtë moment pa pasoja të rënda.



