Bakambu, një hap larg Barcelonës

Bakambu, një hap larg Barcelonës

Orët e fundit Barcelona ka marrë një lajm tepër shpresëdhënës .  Sulmuesi Cedric Bakambu i ka dhënë fund etapës tek  kinezët e Beijing Gouan dhe  mund ti bashkohet spanjollëve në orët e ardhshme .

 Për francezin katalanasve nuk do ti duhet të shpenzojnë për transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse e ka finalizuar kontratën .  30 vjeçari ishte shumë afër Barcelonës në të kaluarën por  kuq e blutë vendosën për Martin Braithwaite  .

Cedric Bakambu dhe Edinson Cavani ishin dy emrat kryesorë që vijonin të qarkullonin për të ardhmen e ofensivës  por  duket se Xavi Hernandez ka vendosur për ishi-n e Villarealit për të shtuar produktivitetin në metrat e fundit dhe nëse merret parasysh eksperienca me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ arrihet në konkluzionin se kjo është një goditje e qëlluar nga drejtuesit respektivë. 

Nuhatja për golin dhe përdorimi i shkëlqyer i topit janë dy elementë që e favorizojnë Barcelonën për të qenë më efektive në fazën e dytë të sezonit  gjatë të cilës do ti duhet të përpiqet në maksimum për tu afruar me kundërshtarët direktë .

Një risi që ka ndodhur së fundmi tek Barcelona lidhet me problemet e Sergio Agueros të cilit i është këshilluar të qëndrojë jashtë fushave deri në një vendim të dytë .

Me këtë llogjikë i lihet vendi i lirë Cedric Bakambut i cili e ka shprehur disa herë se dëshiron të rikthehet në Europë pasi mendon se ka akoma shumë për të dhënë dhe ku më mirë se tek Barcelona , ekip që po vuan për shënimin e golave .

 Mendohet se franko-kongolezi  mund ti japë një tjetër ngjyrë funksionimit të sulmit pavarësisht se tekniku Xavi Hernandez sapo ka ndezur motorrët në krye të pankinës së ekipit të tij të zemrës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy