Egnatia në finale, Dede: Investimi ka qenë serioz, mund të fitojnë Kupën

Egnatia në finale, Dede: Investimi ka qenë serioz, mund të fitojnë Kupën

Trajneri Nevil Dede, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për kualifikimin e Egnatias në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Sipas Dedes, suksesi i arritur, tregon se investimi te rrogozhinasit, ka qenë serioz dhe i mirëmenduar, teksa gjatë gjithë kohës kanë menduar si të përforcojnë skuadrën.

Ai deklaroi se Egnatia i ka mundësitë për të fituar Kupën e Shqipërisë.

Investimi ka qenë serioz dhe i mirëmenduar tek Egnatia. Në çdo moment ata kanë menduar për të përforcuar skuadrën. Korniza mbyllet me Kasën dhe Duamena. Kanë bërë shumë mirë këtë sezon, mund të kishin arritur diçka më shumë në kampionat.

Në Kupë, u treguan një skuadër e pjekur. Ndaj Vllaznisë, u pa diferenca e Egnatias. Meritojnë vetëm komplimente, por duhet të mbyllin këto katër javë dhe më pas të mendojnë për Kupën, të cilën edhe mund ta fitojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy