
Sulemjan Straova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, barazimin dhe eliminimin e Partizanit nga Astana.
Starova deklaroi se ishte një ndeshje me dy tablo, ndërsa sqaroi edhe arsyet përse ndryshoi loja në pjesën e dytë.
Ishte një ndeshje me dy tablo. Nuk është çështje fizike, ka disa faktorë. Ishte një pjesë e parë e shkëlqyer nga Partizani. Mundësitë për kualifikim ishin. Shpirti i garës lexohej më shumë në pjesën e parë se kundërshtari. Disa lojtarë luajtën shumë mirë.
Kundërshtari krijoi dy raste për gol. Kundërshtari rezultoi si në pjesën e dytë në Kazakistan.
Në pjesën e dytë kundërshtari ndryshoi. Skuadra e tyre e rriti lojën në mënyrë drastike. Morëm një gol shumë të shpejtë që ndikoi te ana psikologjike. Fitoi duelin në ajër me Kocijan dhe shënoi. Për 30 minuta, Partizani nuk ishte më në lojë. Në fund i kishin rastet, nëse do kishim fat, mund të kishim shënuar.



