Kërkesa e City-t për Bernardo Silvan

Kërkesa e City-t për Bernardo Silvan

Mesfushori Bernardo Silva vijon të jetë një ndër të preferuarit e Xavi Hernandezit në këtë merkato .

Portugezi  mbetet shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolan dhe sipas ‘ The Guardian ‘’ , ‘’ The Citiziens ‘’  kërkojnë 100 milionë euro për largimin e luzitanit nga ‘’ Etidad Stadium ‘’.

Mënyra e vetme e katalanasve për të dalë të fituar në këtë histori është shitja e disa lojtarëve dhe në fakt Xavi Hernandez ka deklaruar  se Frenkie de Jong , Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite tashmë nuk bëjnë më pjesë në planet e ish kampionit të botës. 

Objektivi i spanjollëve është rikuperimi i terrenit të humbur dhe rikthimi sa më shpejtë tek sukseset që mungojnë prej kohësh në  ‘’ Camp Nou ‘’.  

Firmosja me lojtarë si Raphinha , Lewandowski ,  Kounde , Christensen apo Kessie ia mban të ndezura shpresat kësaj Barcelone se do të mund ta mbyllë me sukses merkaton e verës në pritje të Bernardo Silvas, Marco Alonsos dhe një anesori për të blinduar përfundimisht prapavijën . 

Besohet se momenti ka ardhur pasi po ta analizosh në çdo pozicion kjo Barcelonë të jep për të kuptuar se do të jetë një ndër ekipet më kompetitivë jo vetëm në La Liga por edhe në Champions League , drejtuesit e të cilit duhet të bëjnë edhe një sforco për të shtuar kualitetin dhe të përforcojnë imazhin e krijuar në këtë merkato verore .

 

  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy