
Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Sampdorias, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.
Ndonëse zikaltërit e nisën ndeshjen shumë mirë, përsëri nuk ia dolën të marrin dot 3 pikët. Di Marco kaloi skuadrën e Inzaghit në avantazh në minutën e 18-të, me një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa 14 minuta më vonë vendasit vendosën baraspeshën me Yoshida.
Në fund të pjesës së parë, ishte Laurato Martinez që riktheu avantazhin për Interin, pas një asisti perfekt të marrë në dhomat e zhveshjes. Megjithatë Sampdoria barazoi sapo nisi pjesa e dytë, teksa në minutën e 47-të, ishte Augello, i cili me një gjujatje të bukur nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Handanovic. Me këtë barazim Interi shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë, Sampdoria mban vendin e 15-të me 2 pikë.
Atletico Madrid në Spanjë ka marrë një fitore për “infarkt” ndaj Espanyol. Skuadra e drejtuar nga Simeone, ka triumfuar me përmbysje, me golin e fitores që u shënua në minutën e 99-të. De Tomas kaloi Espanyol në avantazh në minutën e 40-të, ndërsa pjesa e dytë foli e gjitha për “Los Cholconeros”.
Carrasco barazoi rezultatin në minutën e 79-të, ndërsa në minutën e 9 shtesë, ishte Thomas Lemar, i cili pas një asisti nga Carrasco, shënoi golin e përmbysjes. Me këtë fitore, Atletico merr vendin e parë në renditje me 10 pikë, pas 4 javëve kampionat.



