Ditën e sotme, u luajtën dy ndeshjet e fundit për javën e 11-të në Kategorinë e Parë.
Tomori shtangu Flamurtarin, duke e mposhtur 2-0 dhe duke i bërë kështu nder Dinamos dhe Skënderbeut.
Sa i përket renditjes, Dinamo mban vendin e parë me 24 pikë, ndjek Flamurtari me 21 pikë dhe më pas Skënderbeu me 19 pikë.
Korabi mban vendin e katërt me 18 pikë, po aq sa edhe Besa e vendit të pestë. Lushnja ndodhet në pozita të vështira, teksa mban vendin e parafundit me vetëm 9 pikë, po aq sa Besëlidhja dhe 1 pikë më shumë se Turbina e vendit të fundit.
RENDITJA E PLOTË:



