Dede: Holanda jep leksione futbolli, Kroacia e dominoi Anglinë

Dede: Holanda jep leksione futbolli, Kroacia e dominoi Anglinë

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, ka thënë se Holanda gjithmonë jep leksione për futbollin. Më tej Dede shtoi se pavarësisht fitores, Anglia bëri një lojë të barabartë me Kroacinë.

“Holandën do e shikojë çdo njeri që e do futbollin. Unë mendoj që Holanda gjithmonë jep leksion, pavarësisht se fiton apo jo. Dy golat e Ukrainës ishin aksidentalë. Një goditje e bukur e Yarmolenko dhe një goditje standarde. Holanda dominoi. Meriton një vlerësim më të madh. Gjermanët i kanë të gjitha argumentet pro tyre. Ky grupi intrigues, Francë, Portugali dhe Gjermani, ka futur në mendime të gjithë.

Kroacia ishte dominim në zotërimin e topit. Kishte një rast të dyshimtë në fillim të pjesë së dytë. Unë them që Anglia mund të jetë pretendonte, por në përballjet direkte është diçka tjetër. Në mbrojtje dhe në portë shikoj panik te “Tre Luanët”. Kushdo që thotë që Anglia iu imponua Kroacisë, nuk është e vërtetë. Anglia e qarkullon topin më ngadalë se kroatët. Mund të shkonte edhe 2-0, por në fund fare ishte një ndeshje e barabartë, vetëm në një gabim të Kroacisë. Në 20 minutat e fundit Anglisë i dukej topi si një qen që shkonte t’i hante këmbën. Kroacia e dominoi. Fati i keq i kroatëve është që nuk kanë një qendërsulmues. Edhe dy qendrat e mbrojtjes nuk janë në nivelin e duhur.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy