
Dy humbjet rradhazi të Real Madridit në La Liga e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Alvaro Arbeloas.
Shkëputja nga Barcelona në kampionat dhe eleminimi nga Albacete në Kupën e Mbretit e kanë zbehur paksa figurën e numrit një të stolit.
Një situatë e tillë nuk mund të tolerohet tek ‘’ Galaktikët ‘’, një ekip i formuar për të triumfuar në çdo kompeticion.
Mosbindja në lojë, e reflektuar gjithashtu edhe në rezultatet e dobëta e bëjnë rrugëtimin e 43 vjeçarit nga Salamanca edhe më të vështirë.
Ndryshimet e njëpasnjëshme referuar formacionit titullar kanë lënë për të kuptuar se ish mbrojtësi i ‘’ Los Blancos ‘’ po has pengesa të cilat mund të ndikojnë në ndeshjet vijuese.
Megjithatë këto ulje-ngritje si duket do ti vënë kapakun eksperiencës së Alvaro Arbeloas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i cili momentalisht nuk është në lartësinë e kërkesave të Florentino Perez dhe drejtuesve.
‘’ Los Merengues ‘’ i presin sfida jo të lehta, duke filluar nga ajo e ‘’ Balaidos ‘’ kundër Celta Vigos, për të vijuar më pas kundër Manchester City-t në Champions League dhe Elches në kampionat.



