Kërkesa e turistëve të huaj për rafting/ Spathara: Sportet ujore, ndër më të preferuarat në Berat

Kërkesa e turistëve të huaj për rafting/ Spathara: Sportet ujore, ndër më të preferuarat në Berat

Në emisionin "MCN Informacion" u diskutua mbi turizmin në Berat, me të ftuar Alma Spatharën nga Federata Shqiptare e Rafting-ut.

 

Ajo foli për interesimin e turistëve të huaj për sportet aventureske, veçanërisht ato ujore, si dhe për eksperiencat që kërkojnë vizitorët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

 

Sipas Spatharës, turistët nga Europa Perëndimore dominojnë numrin e vizitorëve në Berat, ndërsa sportet ujore janë ndër aktivitetet më të kërkuara për shkak të natyrës aventureske dhe argëtuese.

 

 

Sportet ujore janë ndër më të preferuarat dhe më atraktivet për turistët. Ata nuk kërkojnë vetëm të vizitojnë vende, por duan të përjetojnë eksperienca.

 

Ne kemi paketat turistike që përfshijnë qëndrime në natyrë, si kampingjet në malin e Tomorrit për disa net, hiking, kajak në liqenet e zonës dhe vizita në ujëvarën e Sotirës.

 

Turistët duan të qëndrojnë në zona autentike shqiptare, të njihen me banorët e zonës, të shkojnë në stane dhe të përjetojnë mënyrën tradicionale të jetesës, si mjelja e deleve apo aktivitetet e përditshme të komunitetit.

 

Gjithnjë e më shumë vizitorë kërkojnë eksperienca të lidhura me kulturën dhe gastronominë lokale.

 

Kantinat janë ndër vendet më të preferuara. Turistët kërkojnë darka ku mund të provojnë shumëllojshmërinë e verërave që ofrojnë Berati dhe Përmeti.

 

 

Ajo theksoi se kanionet dhe aktivitetet sportive në ujë mbeten ndër atraksionet kryesore për turistët.

 

Turistët që vijnë sot fokusohen te eksperienca. 

 

Ata janë të moshave të ndryshme, nga familje me fëmijë deri te persona rreth moshës 80 vjeç."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy