
Elton Marini në verën e vitit 2016, solli në Shqipëri, një nga sulmuesit më të mirë të huaj që ka luajtur në Superiore. Bëhet fjalë për Caleb Ekuban, i cili u mor nga skuadra e Chievo te Partizani, ku edhe shkëlqeu, për të vazhduar më pas rrugëtimin në Europë dhe tani luan në një ekip të njohur siç është Genoa në Serie A.
Tani mund të shohim edhe Elton Marinin te Genoa. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, te Genoa po mendojnë t’i ofrojnë një rol të rëndësishëm menaxherit shqiptar.
Marinit pritet t’i ofrohet roli për të mbuluar pjesën e skautizmit dhe do të jetë përgjegjësi kryesor në zbulimin e lojtarëve për klubin italian. Media italiane bën të ditur se palët janë në bisedime dhe mbetet të shihet se çfarë do ët vendoset nga të dyja palët.



