Juventus blen Kaio Jorge

Juventus blen Kaio Jorge

 Dita e sotme ka rezultuar me shumë fat për Juventusin . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka arritur të surprizojë Milanin dhe  të firmosë me talentin brazilian të Santos Kaio Jorge , lojtar që ndiqej prej kohësh nga gjigandët e Serisë A . Paraqitjet e 19 vjeçarit në Brasileirao i shërbyen   për të shijuar me 19 vite mbi supe faktin e të qënit pjesë e bardhezinvje që janë drejt rikuperimit të  terrenit të humbur .

 Sulmuesi  do të vihet nën urdhërat e të famshmit Massimiliano Allegri në janarin e 2022-shit , trainer që ëndërron  ta ulë shumë shpejt nga froni Interin për të rikonfirmuar edhe një herë dominimin absolut të Juventusit në Scudetto.

Sipas portalit ‘ La Gazzetta Dello Sport ‘ ky operacion i ka kushtuar  italianëve  8 milionë euro  duke kaluar ofertën e kuqezinvje për Kaio Jorgen .  Cilësitë e brazilianit konsiderohen tepër premtuese  dhe pritshmëritë për të janë të mëdha pavarësisht se konkurrenca tek Juventusi është shumë e ashpër  . Megjithatë  ishi-n e Santos e pret një sfidë e ndërlikuar  sepse do ti duhet të përballet me emra  si Dybala , Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata për një vend titullari për ti treguar  Juventusit se  nuk ka gabuar me transferimin e tij në Torino .  

Me kalimin tek torinezët në një moshë fare të re  Kaio Jorge ka  dhënë për të kuptuar se e ardhmja  do të flasë në favor të tij pavarësisht se do ti duhet një kohë e përcaktuar për adaptimin e duhur në tokën e premtuar .

27 ndeshje , 8 gola dhe 3 asiste përpos shkëlqimit në fushë ia kanë mbushur mendjen  Max Allegrit për ti dhënë shansin e artë për vijimin e karrierës  me një ekip që prej 9 sezonesh rradhazi ka vënë diktatin në Itali.

 

                     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy