
Interesi i Barcelonës për Ederson vijon të jetë një ndër temat kryesore tek kjo skuadër.
‘’ Azulgranët ‘’ natyrisht synojnë rikthimin tek sukseset dhe merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për fatet e të ardhmes.
Shumë ekipe janë futur në garë për brazilianin, si përshembull Milan, Inter, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Newcastle, Tottenham Hotspur.
Ndërkohë, drejtuesit e Atalantës i kanë bërë paraprakisht llogaritë, të cilët pretendojnë 50 milionë euro për ishi-n e Salernitanas.
Kjo shifër konsiderohet e papërballueshme nga Joan Laporta dhe ky fakt i jep një lloj avantazhi rivalëve për të përfituar shërbimet e nxënësit të Gian Piero Gasperinit.
Nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së ndonjë tjetër rivali për arsye se Ederson po e përmirëson rendimentin në çdo sfidë, me një ekip tejet cilësor, sidomos në Serinë A.
31 sfida dhe 6 gola janë statistikat e këtij lojtari deri në këtë moment, i cili mund ta ndryshojë destinacionin gjatë merkatos së verës.



