
Kombëtarja shqiptare në minifutboll, ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në Kupën e Botës në Gjermani.
Kuqezinjtë triumfuan në gjysmëfinale ndaj Qipros me rezultatin 4-1 dhe presin biletën për Botërorin.
Kjo është hera e parë për Shqipërinë që kualifikohet në kompeticionin më të rëndësishëm.
Sa i përket ndeshjes, qipriotët kaluan të parët në avantazh me Tsitisos në minutën e 11-të, por Shqipëria përmbysi rezultatin me golat e Endri Kaca në minutën e 15-të, Armand Gapi në minutën e 22-të, Xhulio Reci me dopietë në minutën e 27-të dhe 30-të.



