Shqipëria U-19 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, por i mbyll kualifikueset e treta

Shqipëria U-19 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, por i mbyll kualifikueset e treta

Shqipëria U-19 ka regjistruar fitoren e parë në kualifikueset e Europianit, teksa mposhti ditën e sotme Maqedoninë e Veriut në “Elbasan Arena” me shifrat 3-1. 

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim 1-1, në të dytën kuqezinjtë u shfaqën më kërkues dhe ia dolën të shënojnë dy herë. Fillimisht ishte Pjeshka që shënoi në të 48-ën, ndërsa dy minuta më vonë Bibo shënoi edhe të tretin. 

Shqipëria i mbyll këto kualifikuese në vendin e tretë me 4 pikë, pas fitores me Maqedoninë e Veriut dhe barazimit me Serbinë. 

Pikërisht këta të fundit u renditën në vendin e dytë me 4 pikë por me golavarazh më të mirë se ne, teksa ditën e sotme u mposhtën 2-1 nga kryesuesit e Francës. Ndërkohë Maqedonia e Veriut renditet e fundit me asnjë pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy