Dëmtimet e shumta, Milani rikthen mbrojtësin nga huazimi

Dëmtimet e shumta, Milani rikthen mbrojtësin nga huazimi

Dëmtimet e shumta, kryesisht në repartin e mbrojtjes, janë kthyer në një problem të madh te skuadra e Milanit.

Me Kalulu, Thiaw dhe Tomorin jashtë, drejtuesit kuqezi janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato, për tu përforcuar në repartin defensiv.

Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja për afrimin e parë është arritur. Bëhet fjalë për mbrojtësin Matteo Gabia. Italiani u huazua në verë te Villarreal, por huazimi do të ndërpritet pas 6 muajve.

Milani ka kërkuar të rikthejë mbrojtësin dhe palët kanë arritur akordin, me lojtarin që pritet të mbërrijë në Itali në ditët e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy