Superliga e Kosovës/ Ballkani e bën “dramë”, ndalet edhe Drita

Superliga e Kosovës/ Ballkani e bën “dramë”, ndalet edhe Drita

Dy ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës, kanë regjistruar rezultate surprizë.

Drita kryesuese u ndal në barazim 1-1 nga Trepca 89 në shtëpi. Skuadra nga Gjilani kaloi në avantazh në minutën e 12-të me Krasniqin, por miqtë barazuan me Fazliun në minutën e 24-t dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim, Drita mbetet në vendin e parë të renditjes me  56 pikë, 1 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

Këta të fundit zhgënjyen gjithashtu, teksa barazuan 2-2 në shtëpi, ndaj Malishevës. Skuadra e Ilir Dajës, shpërdoroi avantazhin e dy golave. Ballkani e bëri dramë, pasi shënoi dy herë me Harmon në minutën e 60-të dhe Kuc në minutën e 86-të.

 Kur fitorja dukej e sigurt, Malisheva bëri surprizën e madhe, duke barazuar shifrat, me dy gola në fund. Ishte Sobowale që shënoi fillimisht në minutën e 88-të, ndërsa Maliqi vulosi shifrat në 2-2 me golin e tij në minutën e 94-t.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy