Xhixho: Zekiç nuk ishte alternativa e vetme për Partizanin, u përzgjodh nga Abilaliaj dhe presidenti Demi

Xhixho: Zekiç nuk ishte alternativa e vetme për Partizanin, u përzgjodh nga Abilaliaj dhe presidenti Demi

Referuar lëvizjeve të trajnerëve në Superiore, gazetari Pano Xhixho, deklaroi se është mirë kur konfirmohen më herët, por gjithsesi të gjitha skuadrat e kanë kohën e mjaftueshme. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho foli edhe për trajnerin e ri të Partizanit, Zoran Zekiç, për të cilin tha se u përzgjodh nga drejtori teknik, Arbër Abilaliaj dhe presidenti Gaz Demi. "Dritan Mehmeti me aq sa kemi dëgjuar nga drejtuesit e Dinamos, është i konfirmuar. Laçi duhet ta kishte shpallur trajnerin e ri. Skuadrat e Europës, bujën e bën Partizani me Zoran Zekiç. Tirana bëri mirë që rinovoi me Shehin. Egnatia ka bërë punën më të mirë, duke e konfirmuar më herët skuadrën. Patjetër që është mirë, kur trajnerët konfirmohen më përpara. Megjithatë kohën e mjaftueshme e kanë të gjithë. Skuadrat do i gjejë faza përgatitore me trajner. Këto që luajnë në Europë, kanë specifikë tjetër, sepse do të përballen me skuadra më të forta dhe niveli jonë. Zekiç nuk ishte alternativa e vetme, për të marrë drejtimin e Partizanit. Kjo ishte përzgjedhja e drejtorit teknik Ablilaliaj, në bashkëpunim me presidentin Demi. Lista nuk ishte vetëm me një emër.", u shpreh Xhixho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy