
Është mbajtur një takim në Torino, mes agjentit të Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes dhe drejtuesve të Juventusit. Takimi është bërë pikërisht për të ardhmen e sulmuesit portugez.
Sipas asaj që zbulohet nga mediat italiane, Mendes i ka bërë të ditur drejtuesve mbi një interesim të Manchester City për lojtarin. Megjithatë për këtë ai nuk ka paraqitur një ofertë, që lë të nënkuptohet se klubi anglez e dëshiron falas 36-vjeçarin.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Juventusit, të cilët kanë qenë të prerë dhe ia kanë bërë të qartë, se Ronaldo nuk do të largohet falas në asnjë mënyrë. Më tej thuhet se gjatë takimit, ka pasur edhe tension mes palëve.
E ardhmja e Ronaldos vijon të mbetet enigmë, teksa nuk përjashtohet largimi i tij nga Torino deri në fund të merkatos, pasi siç dihet kontrata me bardhezinjtë i përfundon më 30 qershor të 2022.



